Regjistrohen 10 parti, kërkesë edhe PSD e Doshit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon mbi 5 modele fletësh votimi, prej të cilave do të përzgjidhet vetëm një prej tyre për t’u përdorur për zgjedhjet e 25 Prillit. Ndryshimet që ju bën Kodit Elektoral si sa i takon koalicioneve por dhe hapjes se listave të kandidatëve e kanë komplikuar së tepërmi konfigurimin e fletës së votimit.

Në 2 prej modele është i vendosur emër dhe mbiemër i të gjithë kandidatëve për deputet në këtë garë dhe në 2 të tjera numrat rendor sipas të cilit i kanë renditur vetë partitë kandidatët e tyre.

Votueseve ju duhet të vendosin preferencat e tyre me kryqe dhe për forcën politik e koalicion që i përket ashtu dhe për kandidatin e tyre të preferuar. Në rastet se do të zgjidhet që kandidatët në fletë të jetë thjeshtë me numër rendor atëherë votueseve ju duhet të jenë të kujdesshëm për të mbajtur mend numrin e deputetit që ata duan t’i përfaqësojë në parlament.

Modeli i ri i fletës së votimit duket se do të kërkojë më shumë kohë si sa i takon procesit të votimit ashtu dhe procesit numërimit.

Aktualisht nga KQZ janë regjistruar 10 parti dhe 2 kandidate të pavarur ndërsa kanë dorëzuar kërkesën dhe 11 forca politike mes të cilëve dhe PSD e Tom Doshit.

Vetë ambasadorja amerikane është investuar personalisht t’iu kujtoi kryetarëve të partive të mbajnë larg listave emra me precedent apo rekorde kriminale, duke folur me emër të përveçëm dhe për Tom Doshin të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Partitë kanë kohë deri në 15 Shkurt të regjistrohen, ndërsa koalicionet deri në datë 25 Shkurt. Për dorëzimin e listave të deputetëve afati është 8 marsi.

Këtë të mërkurë Komisioni i Ligjeve miratoi dhe kërkesën e KQZ për një fond prej 130 milionë Lekësh për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhje.

Tv Klan