HIV-AIDS trajtohet vetëm nga shtëpia

Që prej Marsit të këtij viti Spitali Infektiv është kthyer në spital të dedikuar covid, e për pasojë të gjitha patologjitë që merrnin shërbim në brendësinë e kësaj godinë tashmë janë shpërndarë në disa mjedise të ndryshme brenda QSTU.

“Sa u përket pneumonive që mund të jenë nga gripi kemi repartin e pneumologjisë që na mbulon këtë kategori pacientësh. Ndërsa dermatologjia, reumatoligjia dhe alergologjia që u prekën edhe nga tërmeti janë atashuar në spitalin francez”, thotë mjekja Arjana Strakosha.

Shërbimi i urgjencës polivalente në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza tashmë përballon dhe të gjitha urgjencat që dikur drejtoheshin në spitalin infektiv, kjo ka çuar në rritje të fluksit. Përpos kësaj, një pjesë e pacientëve që paraqiten në shërbimin e urgjencës janë identifikuar te prekur nga Covid.

“4 apo 5 raste në ditë minimumi, krahas sëmundjes së infarktit apo një problemi kirurgjikal është dhe me covid dhe çdo moment që paraqiten me urgjenca kirurgjikale dërgohen tek Covid 2 për ndërhyrje, por në urgjencat ekstreme kur rrezikohet jeta e pacientit ne i operojmë aty”.

Fizioterapi është i vetmi shërbim që ka marrë zhvendosjen përfundimtare në mjediset e reja pranë neurologjisë, ndërsa personat e prekur me HIV/AID po vijojnë të trajtohen ambulatorisht si më parë.

Tv Klan