Kafeja gjithnjë e më shumë po konsiderohet nga ekspertët si një ilaç alternativ për lëkurën. E pasur me antioksidantë, ajo mund të ndihmojë në luftimin e radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë qelizat e shëndetshme të lëkurës.

1.Reduktimi i celulitit

Kafeja mund të ndihmojë në zvogëlimin e shfaqjes së celulitit në lëkurë. Përmbajtja e kafeinës është çelësi për zvogëlimin e celulitit duke zgjeruar enët e gjakut nën lëkurë dhe duke përmirësuar rrjedhën e përgjithshme të gjakut.

2. Efektet energjike

Kafeja ndihmon lëkurën për të zvogëluar shenjat e lodhjes. Ajo bën të mundur që lëkura të duket energjike dhe rrezatuese.

3. Përfitimet kundër plakjes

Vendosja e kafesë direkt në lëkurë mund të ndihmojë në uljen e shfaqjes së njollave të diellit, skuqjes dhe lufton plakjen.

4. Trajtimi i akneve

Përdorimi i rregullt i kafesë mund të ndihmojë në luftimin e puçrrave. Kjo pasi kafeja ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

5. Rrathë të errët

Kafeja mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e rrathëve të errëta poshtë syve. Kjo për shkak se përmbajtja e kafeinës në kafe ndihmon në hollimin e enëve të gjakut që kontribuojnë në krijimin e këtyre rrathëve./tvklan.al