Përrallat që kemi lexuar dhe dëgjuar shpesh gjatë fëmijërisë nuk janë ashtu siç duken. Në të vërtetë, historitë janë ndryshuar kaq shumë me kohën saqë përmbajtjet nuk janë fare të lidhura me versionet origjinale. Bukuroshja e Fjetur nuk e shpoi kurrë gishtin në majën e një furke.

Borëbardha

Historia e Borëbardhës thotë që mamaja e saj ndërroi jetë gjatë lindjes dhe babai u martua me njerkën xheloze për bukurinë e princeshës.

Ndërsa një nga versionet më të hershme të kësaj përralle daton në vitin 1812 dhe në të vërtetë, Mbretëresha e Ligë ishte mamaja e vërtetë e Borëbardhës që ishte ziliqare ndaj së bijës pasi pasqyra i tha se princesha ishte më e bukur se ajo.

Hirushja

Kumbara Zanë është personazhi i dashur që ndihmon Hirushen të shkojë në ballo duke shndërruar fustanin e saj të grisur në një madhështor dhe këmbët e zbathura ia veshi me këpucë xhami.

Por, në përrallën e vëllezërve Grim, është mamaja e vdekur e Hirushes që dërgon dy pëllumba në ndihmë të së bijës të cilët e veshën me një fustan me flori dhe argjend, ashtu si këpucët e saj.

Hansel dhe Gretel 

Përralla e sotme rrëfen për njerkën që i dërgon dy fëmijët në pyll, por në fakt ishte mamaja. U deshën disa vite që në vend të saj të shkruhej “njerka”, madje edhe nga vëllezërit Grim. Më parë, ajo ekzistonte si “gruaja”, “mamaja” dhe “njerka”.

Bukuroshja e Fjetur

Bukuroshja e Fjetur është një nga përrallat me më shumë detaje të ndryshuara nga ato që njohim sot, por një prej tyre është shpimi i gishtit. Nuk ndodhi kurrë në majën e furkës, por në bimën e lirit.

E Bukura dhe Bisha

Përralla e dashur e fëmijëve është e bazuar në një histori të vërtetë. Bisha nuk ishte vërtet një princ, por kishte lidhje me familjen mbretërore franceze. Gjithashtu, nuk kishte asnjë grimcë magjie. Ai vuante nga një sindromë gjenetike që i shkaktonte rritje anormale të qimeve të trupit./tvklan.al