Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 27-vjeçar, i cili akuzohet se është përfshirë në një sherr të ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”.

Lidhur me këtë ngjarje janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy persona tjerë.

Po ashtu autoritetet bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe A.B. dhe E.F., pasi të gjithë akuzohen se kanë dhunuar me sende të forta S.Ll, i cili ndodhet në spital.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./tvklan.al