Shënohen 5 raste të reja infektimesh

Pas afro një jave pa asnjë humbe jete nga Covid-19, Shqipëria shënon një tjetër viktimë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë një 63-vjeçare nga Saranda nuk e ka fituar betejën me Covid.

Ndërkohë që shifrat e të infektuarve vijojnë të jenë në rënie drastike.

Gjatë 24 orëve nga 2103 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë,  mes tyre  3 raste janë në Shkodër dhe 2 në Tiranë.

Edhe shifrat e shtrimeve në spital vijojnë të ulen. Të hënën në spitalin infektiv rezultojnë të shtruar 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit 38 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.

Në vend aktualisht janë 230 raste pozitiv aktivë.

Tv Klan