5 raste të reja në 24 orë, asnjë viktimë

E enjtja ka regjistruar numrin më të ulet të rasteve me Covid  të shtruar në spitale që prej Marsit të 2020. Vetëm 9 persona të infektuar po marrin mjekim në spitalin Covid 1 në kryeqytet. 4 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit 7 persona janë shëruar pas infektimit dhe nuk ka patur asnjë jetë të humbur. Në rënie ka ardhur edhe numri i rasteve të reja me Covid.

Mes 2621 të dyshuarve vetëm 5 kane rezultuar Covid pozitiv. Ata janë nga Tirana, Shkodra, Lezha, Mirdita e Tepelena. Në total në të gjithë vendin numërohen 132 persona aktiv me koronavirus.

Tv Klan