Rastet e infektimit me Covid-19 janë ulur ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit, janë infektuar 5 qytetarë me Covid-19. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në këto bashki:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Pogradec.

Janë 432 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 40 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,123 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al