Veliaj: Me të njëjtën cilësi si të Liceu Artistik

Qazim Turdiu është vetëm një nga 5 shkollat që po ringrihet nga themelet në kryeqytet, pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i Nëntorit të 2019. Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Veliaj.

“‘Don Bosko’ ka qenë prej kohësh një nga zonat e lakmuara të Tiranës, por imagjinoni sa e lakmuar do të jetë tani që po i shtohen shkollat në çdo cep të Njësisë 9. Po mbarojmë dy shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në fund të “Don Boskos”; po mbaron shkolla “Andrea Stefani” te “Shqiponja”, në ekstremin e Njësisë 9; po ashtu, po bëhen edhe dy shkollat e reja “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”, që janë si dita me natën me çfarë trashëguam

Veliaj tha se shkolla “Qazim Turdiu” është konceptuar si një kampus.

“E kemi shfrytëzuar territorin që ‘zemrën’ ta ketë bosh; pra, terrenet sportive dhe oborri në qendër, kurse hyrja të jetë si në lindje, edhe në perëndim të shkollës. Po aplikojmë të njëjtin standard cilësie që kemi vendosur tek Liceu Artistik dhe shkolla “Servete Maçi”. Fokusi tek terrenet sportive i përshtatet dhe kohës, ku gjithmonë e më shumë po inkurajojmë fëmijët të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, të shfrytëzojmë ditët me diell, si kjo e sotmja”,

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen ndaj gjithë komunitetit të Njësisë 9, për mirëkuptimin e treguar me kantieret e hapura edhe në infrastrukturën rrugore.

Tv Klan