Kalonin emigrantët nga kufiri grek në Mal të Zi

Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare në kuadër të operacionit perimetri kanë goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të klandestinëve nga jashtë vendit për në Shqipëri ose anasjelltas për në Greqi ose në Mal të Zi.

Rastet e identifikuara në Devoll, Pogradec dhe Maliq çuan në arrestimin e 5 personave, një të shpalluri në kërkim dhe një tjetër i cili u procedua në gjendje të lirë.

 Kundrejt fitimit ata kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në kufi 17 persona.

Tv Klan