5 të arrestuar në Tiranë



5 të arrestuar në Tiranë

09:39 11/09/2021

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S. D., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

F. Q., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për shtetasin në kërkim I. B., 38 vjeç, banues në Durrës ( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Vjedhja“, “Largim i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit“, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt“ dhe “Largim nga vëndi i aksidentit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. B dhe Sh. T., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 10.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin H. T., 52 vjeç,  banues në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, pasi dyshohet se gjatë kohës së djegjes së mbetjeve nga krasitja e ullinjëve, i ka dal zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha me ferra, shkurre dhe disa rrënjë me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al








Të ngjashme