5 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për ngjarjen e të enjtes në Kavajë, ku u vra një kalimtar i rastit në një përplasje me armë mes disa të rinjve. Policia njofton se janë prangosur Marjus Aliu, Ardian Dedaj, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj dhe Agron Kollçaku, ndërsa në kërkim është Denis Aliu.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka si motive të dobëta, ku dy vëllezërit Aliu janë konfliktuar me tre persona e tjerë të arrestuar mbrëmjen e të mërkurës. Sipas dëshmisë së tyre, të rinjtë janë takuar të enjten për t’u sqaruar, por për shkak të fyerjeve që i ka drejtuar njeri-tjetrit, takim degjeneroi në përdorimin e armëve.

Si pasojë e plumbave të qëlluar humbi jetën gabimisht 52-vjeçari Ramazan Hasalliu, i cili në atë kohë po blinte bukë në një dyqan. Ndërsa të plagosur mbetën 5 persona, Eraldo Hyka, Marjus Aliu, të cilët ishin pjesë e sherrit dhe Rustem Berberi, Sali Mekja e Arben Hajdinin të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin.

Tv Klan