Babë e bir u qëlluan nga tre të rinj

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas konfliktit te ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e plazhit, ku si pasojë mbeti i vrarë 39-vjeçari Armando Baboçi si dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Të arrestuarit janë Klodian Daci, Henri dhe Serxho Tatosi të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”  ndërsa Henri Begu dhe Argit Kastrioti akuzohen për  “Moskallëzim krimi”.

Fillimisht dyshohet se konflikti ka nisur mes Erald Gjinit dhe Klodian Dacit, të cilët janë ofenduar mes tyre ndërsa më pas kanë nisur të qëllohen me sende të forta.

Baboçi është përfshirë në konflikt pikërisht për t’i ardhur në ndihmë të birit. Mësohet se babë e bir janë qëlluar me arme zjarri teksa kanë tentuar të largohen.

Baboçi humbi jetën në spital, një orë nga ngjarja pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa i plagosur mbeti dhe i biri Erald Gjini 19 vjeç, si dhe një tjetër shtetas.

Në vendngjarje grupi hetimor sekuestroi katër gëzhoja, 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Tv Klan