100 të infektuar me Covid dhe 5 viktima

Regjistrohet shifra më e ulët e të infektuarve me Covid që prej Korrikut të vit të kaluar. Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, këtë të hënë nga 1867 testime të kryera Shqipëria ka regjistruar 100 të infektuar. Shumica në tiranë, e ndjekur më pas nga Korça, Kavaja, Gjirokastra dhe Fieri.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë, përkatësisht 2 nga Vlora, dhe nga 1 pacientë nga Gramshi, Elbasani dhe Korça, të moshave 55-86 vjeç.

Në dy spitalet Covid dhe tre rajonalë po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit 587 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në  afro 103 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan