5 persona humbën jetën në 24 orë nga covid

Edhe pse numri i rasteve të reja të prekur me Covid-19 është në rënie dhe për të dytën ditë rresht ka më shumë të shëruar se të infektuar, virusi Sars Cov-2 u ka marrë jetën 5 qytetarëve gjatë 24 orëve të fundit. Betejën me Covid e kanë humbur edhe dy persona në moshë mesatare.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49-vjeçar nga Peqini, një 52-vjeçar nga Durrësi, një 72-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçare dhe një 82-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 801 testime dhe janë zbuluar 112 raste pozitive me Covdi-19, ndërsa 132 pacientë janë shëruar.

“71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë”.

Kapacitetet e dy siptaleve Covid janë drejt mbushjes, ndërsa numri i të shtruarve që po trajtohen në dy spitalet ka arritur në 173.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar”.

42 pacientë që janë shëruar nga koronavirus vazhdojnë të marrin shërbim spitalor për shkak të pasojave të lëna nga gripi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2063

Durrës              527

Shkodër             282

Fier                      149

Lezhë                    187

Korçë                    184

Vlorë                     137

Kukës                    136

Elbasan             161

Berat                       80

Gjirokastër         41

Dibër                        54

Tv Klan