194 pacientë po marrin trajtim spitalor

5 qytetarë të moshave 59 – 87 vjeç nuk ja dolën të fitojnë betejën me koronavirusin duke u bërë kështu viktimat e radhës së kësaj pandemie.

Ata janë nga Shkodra, Durrësi, Fieri dhe Gjirokastra. Në rënie të lehtë në 24 orë ka shënuar numri i rasteve të reja me Covid.

Mes 2698 të dyshuarve janë identifikuar vetëm 207 të infektuar, prej të cilëve 54 janë nga Tirana, 16 nga Shkodra, 14 nga Gjirokastra, 10 nga Fieri, 9 nga Korça dhe nga 8 raste në Vlorë e Berat.

Një pjesë e të infektuarve të rinj kanë patur nevojë për kujdes mjekësor dhe janë shtruar në spitalet Covid ku edhe po trajtohen 194 persona, 13 prej të cilëve në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan