Mbetet e pandryshueshme situata në spitale

Numri i infektimeve nga Covid-19 kanë pësuar një rënie të lehtë këtë të enjte, por shifrat mbeten ende të larta.

Nga 707 një ditë më parë, në 24 orët e fundit pas 3695 testime rezultojnë 660 persona pozitivë me Covid. 

5 persona e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, 3 prej të cilëve nga kryeqyteti, një nga Tropoja dhe një tjetër nga Vlora, mosha e viktimave varion nga 48-74 vjeç.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infektimeve me 250 raste.

Në spital, gjendja e të shtruarve duket e pandryshueshme. 271 pacient po marrin shërbim spitalor në të 4 spitalet antiCovid.

 31 janë në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Aktiv me Covid-19 aktualisht janë 25 487 persona të shpërndarë në të 12 qarqet, ndërsa që prej Marsit kur u regjistrua dhe rasti i parë rreth 66 mijë shqiptarë janë rezultuar të infektuar.

Tv Klan