Raportohen 5 viktima dhe 833 raste të reja në 24 orë

Mes viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit raportohet të jetë edhe një vajzë 26-vjeçare. Mësohet se e reja kishte disa ditë që trajtohej në spital, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bashkë me të, janë gjithsej 5 jetë të humbura 2 nga Tirana, 1 nga Korça, 1 nga Mati dhe 1 tjetër nga Kruja.

Ndërkohë nga raportimet ditore vërehet një rritje e ndjeshme e shifrave të infektimeve ditore. Këtë të dielë kanë rezultuar 833 të prekur me koronavirus, nga 3511 testime të kryera në të gjithë vendin si në laboratorët publik ashtu dhe ata private.

Numri i të shtruarve në të 4 spitalet Covid është 286 pacientë, 18 janë të shtruar në repartin e terapisë intensive dhe 3 të tjerët të intubuar.

Numri i të shëruarve që prej javësh tashmë sipas orientimeve të dhëna nga OBSH nuk konfirmohen duke kryerë testime por cilësohen të shëruar 10 ditë pas infektimit, është 506. Edhe pse numër i lartë sërish rezulton shumë më i ulët se numri i të infektuarve ditorë.

Tv Klan