Pesë persona përfshirë dhe një foshnjë 9-muajshe janë viktimat e sulmit të ndodhur një natë më parë në Gjermani. Reuters raporton se janë dhe 15 persona të plagosur, që ishin duke ecur në shëtitore, kur një makinë me shpejtësi i përplasi në qytetin Trier.

Dëshmitarët janë shprehur se  njerëzit bërtisnin dhe u krijuar panik, pasi disa persona makina i hodhi në ajër gjatë aksidentit të rëndë.

Policia pas ngjarjes ka njoftuar se ka arrestuar një person si përgjegjës për sulmin, duke shtuar se 51-vjeçari i dyshuar është nga Trier.

Prokurori Peter Fritzen në një konferencë për shtyp deklaroi se i dyshuari ishte i dehur në momentin e kryerjes së sulmit, duke hedhur poshtë pistën e një sulmi terrorist.

Ndërkohë i arrestuarit do i nënshtrohet një kontrolli të plotë për sa i përket situatës mendore të tij, pasi ka dyshime që ai ka probleme ndaj dhe ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Sipas autoriteteve viktimat e këtij aksidenti janë një fëmijë nëntë muajsh, tre gra të moshës 25, 52 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç./tvklan.al