Pesë persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë që goditi sot ishullin Luzon të Filipineve. Tre persona të pajetë u nxorrën nga një dyqan, ndërsa një grua me nipin e saj u gjetën të vdekur në qytetin Lubao. Deri më tani raportohen 20 persona të plagosur të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas BBC, dy ndërtesa u shkatërruan dhe një aeroport pësoi dëmtime serioze. Autoritetet vendase dyshojnë se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda një godine 4-katëshe.

Procesi mësimor në Universitetin e Manilas është pezulluar deri sa të inspektohet godina nëse ka dëmtime. Lëkundjet e forta të tërmetit shkaktuan edhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Filipinet ndodhen në atë që quhet “Unaza e Zjarrit” në Paqësor, një nga zonat me aktivitetin më të madh sizmik.

/tvklan.al