Programi “Love Story” në Tv Klan këtë sezon erdhi te publiku me shumë risi, të cilat u mirëpritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Mbrëmjen e sotme spektaklit të dashurisë do t’i bashkohen edhe 5 vajza të reja, të cilat me siguri do të ndryshojnë rrjedhën e historive të krijuara deri më tani.

Ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram në profilet zyrtare të spektaklit janë zbuluar pak nga portreti i vajzave, ndërkohë autorja e programit Ilda Lumani ka saktësuar se do të ketë 5 hyrje të reja.

Kurioziteti për të parë vajzat e reja është padyshim i madh, ndaj na mbetet të presim orën 20:10 për t’i parë.

Kujtojmë që të hënën e kaluar u larguan 4 vajza dhe 3 djem nga programi pasi katër fronistët nuk kishin më interes për të vazhduar njohjen me to. Çfarë pritet të ndodhë sonte? Mos e humbisni 20:10 në Tv Klan. /tvklan.al