Mbeten të ulëta shifrat e pacientëve në spitale  

E premtja shënoi një rritje të lehtë të jetëve të humbura nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore raportuan për 5 viktima në spitalet e Tiranës dhe ato në rrethe. Viktimat të moshave nga 59 në 81 vjeç janë nga Tirana, Elbasani, Korça, Mati dhe Shkodra. Shkon kështu në 2 394 numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Një rënie kanë pësuar infektimet pasi në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në 24 orë janë kryer 2808 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 persona. Numrin më të madh të rasteve të reja e mban Tirana e ndjekur nga Korça, Fier, Shkodra, etj. Në vend numërohen mbi 19 mijë e 300 raste aktive.

Mbeten në shifra të ulëta numri i pacientëve në spitale ku aktualisht po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në mbi 109 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan