Identifikohen 182 raste në 24 orë

Pesë persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të martë se betejën me sëmundjen e humbën një qytetar nga Elbasani, një nga Kurbini, një nga Korça, një nga Shijaku dhe një nga Tirana.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1055 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 182 qytetarë.

Bashkia me numrin më të lartë të rasteve vijon të jetë Tirana.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje,
nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,
nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar”.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 90 qytetarë duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./tvklan.al