Numrin më të lartë të rasteve e mban Prishtina

5 viktima dhe 187 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore atje thanë se kanë testuar gati 3 mijë mostra të marra.

Numrin më të madh të rasteve të reja e mban Prishtina, e ndjekur nga Mitrovica, Gjakova Drenasi dhe Gjilani.

Në Kosovë numërohen mbi 8 mijë e 500 raste aktive ndërsa ka shkuar në 2178 numri I jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.

Tv Klan