Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private testuar gjithsej 1.327 mostra prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna: Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 humbje jete. Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç),  Gjakovë 1 rast (60 vjeç),  Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 teste të kryera dhe humbjet e jetës kanë arritur në 1.203.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste./tvklan.al