Shënohen 97 infektime të tjera

Mbeten të ulëta shifrat e infektimeve me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2.112 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive 97 raste.

Ndërkohë që numri i viktimave ka pësuar sërish rritje. Autoritetet shëndetësore raportuan se 5 qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me virusin duke e çuar në 2 208 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 291 pacientë ndërsa mbeten edhe afro 6500 raste aktive.

Tv Klan