Në 16 vitet e fundit, 5 viruse kanë mësuar të godasin njeriun. Pra kanë arritur të kalojnë nga kafshët, ku kishin habitatin e tyre, tek njeriu dhe të transmetohen mes tyre. Nga këta, 3 janë pjesë e familjes koronavirus, e njëjta edhe me virusin e fundit 2019-CoV që po përhapet aktualisht në Kinë.

Sipas ekspertëve, ky është alarm për shëndetësinë, pasi ritmet e përhapjes së tyre dhe kalimi tek njeriu janë shumë të larta. Janë fenomene që lidhen edhe me ndryshimet në ekosistem krijojnë terrenin e duhur për përhapjen më shpejtësi.

Në vitin 2003 ishte mutacioni i virusit Sars që u transmetua nga lakuriqët e natës tek qelbësi, e në fund tek njeriu. 6 vite më pas ishte rasti i virusit A H1N1 që kaloi nga zogjtë tek derrat, e më pas tek njeriu. 

Në vitin 2012 përhapje gjeti virusi Mers, i familjes koronavirus, i cili përhapjen e pati sërish nga lakuriqët e natës, tek gamilet e ne fund të njeriu. Në vitin 2014 arriti aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu tek njeriu edhe virusi përgjegjës për ethet hemorragjike Ebola, kryesisht i përhapur ne vendet afrikane ende sot.

Ndërsa virusi i fundit, ai që po përhapet në Kinë aktualisht, sipas autoriteteve shëndetësore vendase fillesën e ka gjithnjë nga lakuriqi i natës, por ende nuk dihet cila është kafsha ndërmjetëse, ku virusi ka mundur të arrijë mutacionin, për t’u përshtatur më pas në organizmin e njeriut.

Tv Klan