5 vite më parë vala e zemëratës që shpërtheu revolucionin e Pranverës Arabe në Egjipt dhe në Tunizi, u përhap edhe në Libi, ku pas disa muaj luftimesh, rebelët anti-qeveritarë morën kontrollin e kryeqytetit Tripoli.

I zënë ngushtë nga avancimi i rebelëve, diktatori libian, kolonel Muamara Gadafi u largua nga Tripoli për t’u strehuar në qytetin e tij të origjinës, në Sirte, që rezultoi se do të ishte më pas edhe vendi i eliminimit të tij, pasi kryengritësit e eliminuan në sytë e të gjitha kamerave botërore.

Vrasja e Gaddafit ishte kundërpërgjigja që rebelët i dhanë diktatorit për shtypjen e dhunshme që ai u bëri qytetarëve që guxonin të përfshiheshin në “Pranverën Arabe”. Dhuna dhe vrasje ndaj popullit libian ngjallën reagimin e fuqive perëndimore, të cilat të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe, vendosën të ndërhyjnë ushtarakisht në Libi.

Por menjëherë rënies së kolonel Gaddafit, forcat e milicisë, të bashkuar nga urrejtja për të u përçanë, duke ia lënë vendin anarkisë. Vendimi për t’u tërhequr nga Libia është cilësuar si një gabim edhe nga vetë presidenti Barak Obama në një intervistë për mediat amerikane.

Sot, 5 vite më pas, ashtu si shumë vende në rajon, Libia jeton në kaos, e mbërthyer në trazira dhe e rrënuar nga ekstremistët islamikë.

Tv Klan