Një fëmijë është mbytur në ujërat e lumit Kir në Shkodër. Mësohet se i mituri është i moshës 5 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Fëmija u transportua në spitalin e Shkodrës pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake, 5-vjeçari ishte duke luajtur kur e mori rrjedha e lumit.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

/tvklan.al