Një vajzë 5-vjeçare është gjetur e lidhur në krevat me zinxhir. Ngjarja e rëndë është shënuar në Meksikë. Ishin fqinjët ata që dëgjuan të bërtiturat e vogëlushes, të cilat vinin nga një apartament që tashmë njihet si “shtëpia e frikshme”.

Identiteti i fëmijës nuk është bërë publik. Në foto, ajo duket se është lidhur tek kyçi i këmbës. Sipas raportimeve, në dhomë u gjet edhe një tub plastik, që mendohet se shërbente si tualet për vajzën.

Pavarësisht skenave të frikshme, ajo ishte e qetë dhe dëmtime kishte vetëm tek këmbët, të shkaktuara prej zinxhirëve. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Nuk dihet nëse prindërit e vajzës ishin në shtëpi, apo nëse shtëpia i përkiste atyre. Deri tani nuk dihet as edhe motiv se pse 5-vjeçara ishte e lidhur me zinxhir në krevat. Për ngjarjen nuk është bërë asnjë arrestim./tvklan.al