“5 Yjet” binjakëzohen me “jelekët e verdhë”

Aleancë për zgjedhjet në Parlamentin Europian

Përplasja diplomatike mes Francës dhe Italisë që çuan deri në thirrjen për konsultime të ambasadorit francez në Romë, do të zhvendoset në Parlamentin Europian në muajin Maj.

Në një intervistë për Corriere della Sera, lideri i “jelekëve të verdhë”, Christophe Chalencon, njoftoi aleancën me “Lëvizjen 5 Yjet” për garën e ardhshme.

“Ne “jelekët e verdhë” dëshirojmë të bashkohemi me “Lëvizjen 5 Yjet”. Po krijojmë një lëvzije të madhe popullore që do të paraqitet në zgjedhjet europiane. Së bashku do të ndryshojmë Europën”.

Ashtu siç druhej qeveria franceze, ardhja në Paris e zv/kryeministrit italian Luigi Di Maio, ishte më tepër se një takim për mbështetjen e kauzës së “jelekëve të verdhë”. Të premten zëdhënësi i qeverisë franceze akuzoi italianët për ndërhyrje në punët e brendshme.

Por sipas analistëve në Francë, strategjia e Di Maios për të gjetur aleanca jashtë kufijve, lidhet kryesisht me goditjet që ka marrë Lëvizja 5 Yjet në sondazhet e fundit, ku Lega Nord e Matteo Salvini ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Tv Klan

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*