Prokuroria: Shpërdoruan detyrën, nuk kontrolluan sistemet

“Për Prokurorinë e Tiranës sulmi kibernetik nga hakerat iranianë ka edhe përgjegjës në Shqipëri. 5 zyrtarë të Departamentit të Administratës Shtetërore janë vënë nën hetim për shpërdorim detyre, pasi sipas hetuesve nuk kanë respektuar rregulloren për sigurinë e informacionit dhe rregulloren e brendshme të AKSH”.

Ata u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” nga Gjykata e Tiranës e cila nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë për hetimin e tyre në “Arrest shtëpie”.

Sipas Prokurorisë zyrtarët ndër të tjera nuk janë azhornuar me antivirueset për mirëmbajtjen e faqes Administrata.al, ku ka nisur fillimisht sulmi kibernetik.

Nëse zyrtarët thonë hetuesit do të kishin marrë raporte nga operatori i kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë, do mund të ishte shmangur prekja e sistemeve të AKSH.

Prokuroria thotë gjithashtu se hakerat kanë përdorur një cyber tool për të hakuar dhe eksfiltruar email-et e krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane, i cili është përdorur edhe në 5 shtete të tjera, ku janë kryer sulme të ngjashme kibernetike.

Këto masa u lëshuan nga Prokuroria për sulmin e parë kibernetik, teksa verifikime nëse ka pasur shpërdorim detyre edhe në sulmin ndaj sistemeve të Policisë vijon.

Më herët Prokuroria e Tiranës ka dërguar të pakën 22 letërporosi më të rëndësishmet në Britani, Rusi dhe Kinë për bllokimin e IP nga ku po publikohen të dhënat.

Tv lan