Shqipëria do të jetë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të monitorojë perimetrin e jashtëm të saj bashkë me oficerë të agjencinë europiane të ruajtjes dhe patrullimit të kufirit, Frontex.

Rovena Voda, Zëvendës ministre e Brendshme: 

Më datë 22 Maj do të vijnë  50 oficerë të FRONTEX në Shqipëri dhe do të patrullojnë së bashku me policinë shqiptare në kufirin e gjelbër që kufizon Shqipërinë me Greqinë, atje ku është edhe zona me e nxehtë pasi kemi numrin më të madhe të emigrantëve që hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme nga Greqia drejt vendit tonë.

Gjatë 2018-tës rreth 3600 emigrantë hynë përmes kufirit të gjelbër në nga Greqia, kryesisht sirianë dhe afganë. Shifrat janë shqetësuese edhe në 4 mujorin e parë të 2019 ku numërohen rreth 1600 emigrantë që kanë në Shqipëri në mënyrë ilegale.

 “Zyrat qendrore të Frontex, do të vendosen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes palëve, çdo plan operacional do të hartohet mes oficerëve të FRONTEX dhe policisë shqiptare.”

Zv/ministria Voda shprehet ky bashkëpunim do të sjellë disa përfitimi për Shqipërinë.

“ Do të konsiderohën vlerë e shtuar për burimet njerëzore dhe kapacitete logjistike, të aparaturave të sofistikuara që ata do të sjellin në territorin shqiptar. Të gjitha këto mjete do të përdoren në bashkëpunim me policinë tonë. Si dhe asistenca apo trajnim në terren që do iu jepet oficerëve tanë nga ata të FRONTEX dhe goditjen e krimit ndërkufitar”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar tetorin e kaluar mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, veç patrullimit në kufirin e gjelbër oficerët e Frontex në bazë të nevojave do të dislokohen edhe në pika të tjera të kalimit kufitar.

Tv Klan