50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese



50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese

17:26 07/07/2020

Klosi: Synojmë një pikë parkimi rajonal për gjithë bregdetin

50 bovat e para për ankorimin e mjeteve lundruese janë vënë përgjatë rivierës shqiptare duke nisur nga Parku Kombëtar Sazan-Karaburun, deri në Sarandë.

Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ky është hapi i parë për zhvillimin e ekonomisë së biznesit të turizmit detar.

“Janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t’u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së rivierës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit”.

Zgjerimi i turizmit detar, ringritja e një industrie të re në det është një nga objektivat e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që pritet të sjellë më shumë të ardhura nga turizmi elitar dhe natyrisht më shumë turistë që vizitojnë Shqipërinë.

Tv Klan




Të ngjashme