Reperi do të marrë pjesë në 3 projekte që do të jenë horror

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur një pjesë e konsiderueshme e këngëtarëve kanë realizuar prodhime të ndryshme kinematografike përfshirë këtu edhe dokumentarë për jetën e tyre. Edhe reperi 50 Cent së shpejti do ta shikojmë në ekran për të realizuar tre filma horror.

Përmes kompanisë së tij “G-Unit Film & Television”, ai ka nënshkruar marrëveshje për realizimin e tre filmave të zhanrit horror, “Arts District Enterainment”, kompania e drejtuar nga Roger Birnbaum, Eli Roth dhe Michael Besman dhe studion e filmave me buxhet të ulët, “3BlackDot”.

50 Cent në një deklaratë është shprehur se këto projektet nuk do të jenë të vetmet që do të realizojë. Ndër vite, reperi i njohur amerikan ka luajtur në disa projekte kinematografike të tilla si “Power”, “Get Rich or Die Trying”, “Righteous Kill”, “Escape Plan” etj. Të gjitha këto projekte i takonin kryesisht zhanrit dramë dhe aksion.

50 Cent emri i vërtetë i së cilit është Curtis James Jackson, është duke punuar edhe për në një seri të re të kanalit televiziv “Starz”, e cila do ta trajtojë edhe përleshjen e tij të dikurshme dhe shumë të përfolur, me reperin The Game.

Reperi nuk ka bërë publik asnjë detaj më shumë se kur do të nisin xhirimet apo se cili do të jetë subjekti i këtyre filmave pasi ka vendosur që e gjitha do të jetë suprizë për publikun.

Klan Plus