50 gazetarë të vrarë në 2020



50 gazetarë të vrarë në 2020

21:00 29/12/2020

RSF: Shumica u vranë qëllimisht

Të paktën 50 gazetarë u vranë këtë vit në vende të ndryshme të botës.  Shifrat u publikuan nga organizata “Reporterët pa Kufij”.

Në raportin vjetor të lirisë së shtypit thuhet: “Shumica dërrmuese u vranë qëllimisht për zbulimet e temave të tilla si korrupsioni, krimi i organizuar ose degradimi i mjedisit. Shumë të tjerë u vranë teksa raportonin për demonstratat”.

Vendet më të rrezikshme për profesionistët e medias këtë vit ishin Meksika, Iraku, Afganistani, India dhe Pakistani.

Në total, të paktën 937 persona janë vrarë si rezultat i punës së tyre gazetareske në 10 vitet e fundit.

Përsa i përket lirisë së medias, Norvegjia është në vendin e  parë, e ndjekur nga Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Holanda, ndërsa në vend të fundit është Koreja e Veriut.

Shqipëria është në vendin e 84 këtë vit, nga vendi i 82 që ishte një vit më parë. Kosova gjendet në vendin e 70, Maqedonia e Veriut në të 92-tin, Serbia në të 93-tin dhe Mali i Zi në të 105-tin.

Tv Klan






Të ngjashme