50 më të kërkuarit në duart e FAST

50 më të kërkuarit në duart e FAST

16:07 28/09/2019

Lamallari: Emrat u janë dërguar agjencive homologe

Njësia më e re FAST, e krijuar së fundmi në Policinë e Shtetit, ka në duar listën e 50 personave më të kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tregon për Televizionin Klan se lista është hartuar në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, referuar rrezikshmërisë së personave të shpallur në kërkim.

“Lista prej 50 personash është hartuar në bashkëpunim dhe me ekspertë ndërkombëtarë në fakt, për të përcaktuar kriteret e përfshirjes në listë të emrave të ndryshëm”.

Skuadra FAST përbëhet nga 50 anëtarë dhe është e ndarë në dy komponente, atë të inteligjencës dhe atë operative.

Sipas burimeve, mësohet se në listën e të kërkuarve janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të shpallur në kërkim për super grabitjen e Rinasit, mesditën e 9 Prillit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT