Alarm i kuq për vdekshmërinë si pasojë e infeksioneve spitalore në Itali, por jo vetëm. Sipas statistikave rezulton se në vitin 2003 numëroheshin 18 668 vdekje si pasojë e tyre, ndërsa në vitin 2016 janë regjistruar 49 301 raste të tilla, duke shënuar edhe numrin më të lartë në 28 vendet e BE me 30%.

Raporti me të dhënat është prezantuar në Romë nga Institucioni i Vrojtimit Shëndetësor Kombëtar. Në 13 vitet e fundit indeksi i vdekshmërisë nga infeksionet që merren në spital është dyfishuar në të dyja gjinitë dhe të gjitha grupmoshat, por situata më problematike paraqitet tek pacientët mbi moshën 75-vjeç.

Në raport del në pah se rastet më të shumta paraqiten në zonat veriore të Italisë, aty ku janë përqendruar edhe spitalet kombëtare me të mira, por për këtë gjë duhen vrojtuar edhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikim.

Infeksionet spitalore në 80% të rasteve mund të merren fare thjeshtë, duke prekur dorezat e dyerve dhe sipërfaqe të tjera të cilat nuk janë të sterilizuara dhe rrjedhimisht të pasura me mikrobe mjaft të rrezikshme.

Klan Plus