Veliaj: Do shumëfishojmë mbështetjen për banorët

50 projekte kanë përfituar 50% të investimin përmes “Fondit për Komunitetin”. Banorët e një pallati në Rr. “Thanas Ziko” i kanë dhënë një pamje të re shtëpive të tyre, duke aplikuar pranë bashkisë për rehabilitimin e pallatit.

“Një tjetër pallat tek Rr. “Mine Peza” i bashkohet buqetës sonë të pallateve të transformuara. Sot e çojmë në 50 projekte të tilla, aq sa kemi bërë kënde lojërash në çdo lagje. Pra, pallatet janë veshur me kapotë, janë sistemuar e rregulluar. Vetëm për dikë që ka punuar përditë e kupton se sa përpjekje duhet që t’i bindesh banorët të bien dakord, të mbledhin pak financa bashkë dhe pastaj, bashkia ta dyfishojë atë kontribut, duke u siguruar që banorët shpërblehen për këtë llojë sjellje”.

Shumëfishimi i këtyre investimeve është në planet e bashkisë për 4 vitet e ardhshme.

“Për të bërë bashkë një pallat do shumë punë dhe shumë përpjekje. Megjithatë, fakti se në nivel kapilar ka filluar ky lloj mirëkuptimi dhe ndjenjë qytetarie, më jep shumë kurajo për mandatin e dytë dhe besoj nga 50 pallate do të shkojmë në shumëfishin e tyre, për t’u siguruar që kur mbyllim këtë mandat çdo pallat, të jetë kopsitur më e mira e mundshme, krahasuar me atë që gjetëm”.

Kryeqytetasit mund të përfitojnë fonde nga Bashkia për të rehabilituar hapësirat e përbashkëta të pallateve, duke filluar që nga ndërtimi i lulishteve, këndeve të lojërave, hapësirave të parkimit, termoizolimit, por më parë duhet të kenë zgjedhur e certifikuar administratorin e pallatit të tyre.

Tv Klan