Ulet sërish numri i shtrimeve në spitale

Katër qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se humbën jetën 3 pacientë nga Tirana dhe një nga shkodran të moshave 64 deri në 78 vjeç, duke e çuar në 2,420 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë marsin e vitit të shkuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë ose thënë ndryshe është zbuluar 1 qytetar i infektuar në çdo 60 teste. Harta e përhapjes së virusit është reduktuar në vetëm 19 bashki, pjesa më e madhe e të cilave kanë pasur vetëm nga 1 rast.

Në rënie kanë ardhur edhe shtrimet në spitale. Autoritet shëndetësore raportuan se aktualisht

në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar. 

Lajmi tjetër i mirë është se në këtë 24 orësh janë shëruar 1020 persona, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur për herë të parë pas shumë javësh në afro 10 mijë.

Tv Klan