Gjatë operacionit në shkallë të gjerë të zhvilluar ditën e djeshme janë arrestuar dhe ndaluar 50 persona. Sipas burimeve të “ABC News”, personat e arrestuar dyshohen për trafik ndërkombëtar droge dhe si pjesë e grupeve kriminale.

Mes personave të arrestuar dhe të ndaluar ka zyrtarë, ish-zyrtarë, si edhe ish-punonjës policie. Policia e Shtetit pritet të japë deklaratë për mediat lidhur me operacionin në shkallë të gjerë të zhvilluar një ditë më parë.

Sipas burimeve të “ABC News”, operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Burimet për ABC News bëjnë të ditur se pritet të ketë edhe arrestime të tjera, pasi operacioni është ende në zhvillim.

/abcnews.al