Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga përmbysja e një autobusi në Nairobi, kryeqytetin e Kenias. Autobusi humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përmbysur.

Në mesin e viktimave besohet të ketë edhe fëmijë, shkruan BBC. Disa persona të tjerë të plagosur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Autobusi mbante të paktën 70 pasagjerë, disa të tjerë qëndronin në këmbë, tha për mediat një prej të mbijetuarve. Sipas tij, shoferi i autobusit nuk po respektonte rregullat e qarkullimit dhe për këtë arsye humbi kontrollin e mjetit.

I mbijetuari deklaroi gjithashtu se nuk ngriti shqetësimin e tij, pasi në të kundërt do të ishte dhunuar nga stafi i autobusit. Ekuipazhin e konsideroi “shumë arrogant”. Agjencia qeveritare përgjegjëse për sigurinë rrugore tha se autobusi nuk kishte leje për të udhëtuar gjatë natës. /

tvklan.al