Shpërthimi, në kremtimin e ditëlindjes së Profetit Muhamed

Një seri shpërthimesh në disa xhami të Pakistanit shkaktuan viktima, në ditën kur besimtarët kremtonin ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Më i rëndë konsiderohet sulmi në një xhami të provincën jugperëndimore të Baloçistanit. Të paktën 50 persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën nga një shpërthim vetëvrasës.

Asnjë nga grupet ekstremiste që veprojnë në zonë, ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Në këtë zonë që ndodhet pranë kufirit me Afganistanin dhe Iranin, janë aktivë grupet rivale të talebanëve pakistanezë dhe degës lokale të Shtetit Islamik, që kanë zhvilluar jo pak herë vitet e fundit beteja të përgjakshme.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin më të madh të Pakistanit, ndërsa ministri i Brendshëm e konsideroi sulmin “një akt të urryer”.

Tv Klan