20 Korriku do të shënojë 50 vite nga zbritja në Hënë e Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, me anijen kozmike “Apollo 11” në vitin 1969. Grupit i njohur “Duran Duran” do të mbajë një koncert në Garden Rocket në “Kennedy Space”.

Biletat për të ndjekur bandën kushtojnë 300 Dollarë dhe fitimet nga koncerti do të shkojnë për fondacionin e astronautit të “Apollo 11”, “Buzz Aldrin’s Family Foundation”. Ato do të përdoren për të ndihmuar në shkencë, teknologji, arte, matematike dhe inxhinieri.

Shfaqja e grupit të viteve ’80 do të jetë edhe më e vecantë, pasi në sfond do të transmetohet gjatë gjithë kohës, anija e njohur dhe raketa të tjera të cilat ishin pjesë e misionit.

Data e 20 Korrikut do të jetë më interesante për fansat, pasi për vetëm 52 Dollarë do të kenë mundësi të shohin pamjet historike të uljes në Hënë, dhe mund të bëjnë foto dhe të përfitojnë edhe dhurata.

Klan Plus