Një grua humbi tragjikisht jetën këtë të martë në Tiranë, pasi ra nga lartësia. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në rrugën “Allaman Dervishi”.

Viktima është një 50-vjeçare me iniciale K. M. Ajo dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al