Del në ankand “kostumi” i famshëm i Bondgirl-it të parë

Fansat e James Bond duhet të presin vitin e ardhshëm për filmin No Time to Die, por ata që dëshirojnë që të shtojnë në koleksionin e tyre gjëra artikuj nga personazhe të famshëm nuk do të presin shumë.

Bikinit me ngjyrë fildishi i aktores Ursula Andress që e ka veshur në filmin e parë të agjentit 007 të 1962 të titulluar “Dr. Jo”, do të dali në ankand për një çmim prej gati 500 mijë dollarë.

Andress, e cila luante rolin Honey Ryder bondgirl-i i parë, ku fotografua duke dalë nga oqeani me bikini, duke mbajtur një guaskë deti dhe me një thikë që e mbante tek rrobat e banjos. Që prej asaj kohe ky kostum plazhi është mbetet më i famshmi në botë.

Artikujt nga filmat e ndryshëm ku agjentit 007 rrallë herë kanë dalë në ankand për t’u shitur. Sipas historianit Brian Chanes të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë shprehur dëshirën për t’i patur të tilla rroba banjo sidomos meshkuj që duan t’ia dhurojnë grave të tyre. Ankandi do të zhvillohet në mënyrë virtuale në Los Angeles në 12-13 nëntor.

Klan Plus