Opozita kërkon largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme

Opozitarja VMRO-DPMNE akuzoi sot qeverinë se nga papërgjegjësia ka lënë për dy muaj pa paga 500 të punësuar në “Ekonominë e Ujërave”. Kërkuan kjo qeveri të ikë dhe të mbahen zgjedhje të reja. Nga LSDM u kundërpërgjigjën se për shkak të negociatave me BE-në zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

Opozitarja VMRO-DPMNE akuzoi Qeverinë se po lë pa paga, pa sigurim shëndetësor dhe pensional, të punësuarit në “Ekonominë e Ujërave”. Cvetan Tripunoski nga kjo parti tha se papërgjegjësia e Qeverisë ka lënë sipërfaqe të mëdha bujqësore të thahen si pasojë e mungesës së ujit. I kërkuan qeverisë që të jap dorëheqejen dhe të organizohen zgjedhje të reja.

“Kam informacion se jo vetëm që bujqit ankohen për moskujdesin, por edhe të punësuarit në ndërmarrje në disa drejtime kanë reaguar te menaxhmenti për sigurimin e kushteve themelore për punë. Nuk kanë pasur naftë të mjaftueshme të domosdoshme për punën e makinerisë në terren, për pastrimin e kanaleve dhe aktiviteteve të tjera në këtë periudhë të vitit.”

Kategorikisht kundër kërkesës për zgjedhje të reja shpehen nga partia në pushtet, LSDM.

“Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Zgjedhjet do të jenë të rregullta në vitin 2024, ndërsa tani është koha që vendi të ecë përpara, ta kalojë gjithë procesin, t’i hapë kapitujt me BE-në, me qëllim që sa më shpejt që është e mundur shteti të ecë përpara.”

Nga qeveria nuk kishin përgjigje konkrete për akuzat ndaj siutatës së krijuar në Shoqërinë Aksionare Shtetërore “Ekonomia e Ujërave”, e as për mungesën e ujit në bujqësi.

Klan Macedonia