Manastirliu: Kemi rritur me 50% kapacitetet në terapinë intensive

Rritja e rasteve të rënda me koronavirus ka çuar në domosdoshmërinë e përforcimit të kapaciteteve në spitale. Gjermania i ka dhurua vendit tonë 10 respiratorë të rinj, që janë vendosur në spitalin Shefqet Ndroqi.

“Kapacitetet e terapisë intensive në aparatura jetë shpëtuese janë rritur me 50% për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e Covid-19”.

Duke e vlerësuar si një ndihmë në kohën e duhur, Manastriliu deklaroi se situata është serioze.

“Kemi rreth 200 pacientë të shtruar në të dy spitalet Covid. Por falë angazhimit të qeverisë, për të fuqizuar kapacitetet spitalore, vetëm në skenarin e parë ne kemi të dedikuar më shumë se 500 shtretër në dispozicion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor”.

Plani Vjeshtë-Dimër parashikon rritjen e kapaciteteve spitalore, duke përfshirë edhe spitalet rajonale.

Tv Klan