504 të vdekur dhe mbi 27 mijë raste të reja me COVID në Itali

504 të vdekur dhe mbi 27 mijë raste të reja me COVID në Itali

18:01 16/11/2020

Situata e COVID-19 në Itali, vijon të jetë e rënduar. Rastet e reja dhe personat që humbasin jetën po shtohen dita ditës edhe pse vendi është futur në karantinë.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 27 354 raste të reja dhe 504 pacientë kanë humbur jetën. Krahasuar me një ditë më parë, numrat janë ulur disi pasi të dielën u regjistruan 33,979 raste të reja dhe 546 të vdekur.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë konfirmuar 1,205,881 qytetarë, nga të cilët  442 364 janë shëruar.

Ndërkohë pozitivë në të gjithë vendin janë  717,784 dhe që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 45 733 pacientë./tvklan.al



Të ngjashme