I ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë gjinekologu, Shkëlqim Balili, i cili ka folur rreth rëndësisë që ka raporti seksual në jetën tonë.
Në studio ai sjell edhe rastin e dy pacienteve, njëra 51 vjeç, kurse tjetra 37 vjeç, të cilat nuk kishin kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale në jetën e tyre.
Shkëlqim Balili: Unë po ju them një gjë juve. Unë kam një shembull praktik. Gruaja ka lindur tre herë dhe nuk ka ndjerë asnjëherë kënaqësi seksuale. Para një jave, unë kam vizituar një paciente, 51 vjeç, pa bërë asnjëherë marrëdhënie seksuale.
Katerina Trungu: Asnjëherë në jetë?
Shkëlqim Balili: Asnjëherë në jetë. Domethënë, edhe një që më ka ardhur nga Italia, 37 vjeç, pa bërë asnjëherë marrëdhënie seksuale. Donte fëmijë tani.
Katerina Trungu: Doktor, në rastin e këtyre zonjave, meqenëse ju i takoni dhe flisni me to, normalisht bëni edhe një analizë të asaj që ato mendojnë ose perceptojnë, e mendojnë që janë të lumtura? 51 vjeç nuk ka qenë me asnjë mashkull, nuk i ka bërë të gjitha këto të mira që renditëm bashkë. Ishin të lumtura, e ndjenin të nevojshme që ta ndryshonin jetën?
Shkëlqim Balili: Kjo që ishte gjatë gjithë kohës në Itali, erdhi në Shqipëri sepse kërkonte një lindje dhe nuk kishte bërë asnjëherë marrëdhënie seksuale. Ka dhe një gjë, në një çift, në një martesë që fillon për mrekulli, ka dhe faktor të tjerë që janë: puna, problemet financiare, lindjet, sëmundjet…
Elona Nallbani: Më fal doktor, nuk kishte kryer asnjëherë marrëdhënie?
Shkëlqim Balili: Asnjëherë, absolutisht. Ajo kishte krijuar një ide, një psikologji të tillë që nuk donte të krijonte marrëdhënie me meshkuj. Nuk ka dashur vetë. Dhe, a ishte e lumtur, a s’ishte e lumtur, natyrisht në një moment të tillë, një grua që ka qenë gjatë gjithë kohës vetëm, pa pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me një burrë, pa e ndjerë këtë, natyrisht që lumturia nuk mund të quhet. /tvklan.al